Mbrëmjen e djeshme moderatori Ledion Liço dhe dy opinionistët Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj, janë bërë pjesë e një darke me banorët, për të festuar qëndrimin prej 100 ditësh të banorëve në BBV.
Në një moment gjatë darkës, të veçuar në tryezë nga pjesa tjetër e banorëve, Erjola Doci ka pyetur Orin se çfarë këshille shoqërore do i jepte.
Opinionistja iu ka thënë Erjolës, Rozës dhe Françeskës ta shijojnë më shumë këtë eksperiencë dhe të marrin më të mirën e saj, duke krijuar kujtime të bukura.