Dje është mbajtur premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Shkodër, ku yjet e filmit janë pritur shumë ngrohtë nga të pranishmit teksa kanë kaluar sërish në tapetin e kuq.
Olta Gixhari këtë herë erdhi në Shkodër me një surprizë – me djalin e saj Amarin. Në një intervistë para premierës, ajo është shprehur e lumtur që ndodhet në Shkodër, pasi i do shumë shkodranët edhe Luizin.
“Jam shumë e lumtur që jam në Shkodër. Shkodranët janë shumë artdashës dhe kanë humor dhe shije shumë fine. Jam e bindur që batutat e filmit do t’i pëlqejnë patjetër.” – është shprehur Olta.
Si ndiheni në “strofullën e ujkut”? – ka qenë pyetja e gazetarit për Oltën, pyetje kjo pasi Shkodra është shtëpia e Luizit, “armikut” të Oltës në lojën e BBV.
“Ndihem shumë mirë. Unë erdha me shumë dashuri. Shkodra është qyteti i gjithë shqiptarëve, sikurse është edhe i imi. I dua shumë shkodranët, (edhe Luizin), nuk përjashtoj asnjë.” – është përgjigjur Olta Gixhari.
Shiko intervistën e plotë këtu : https://vm.tiktok.com/ZMjXorLRN/