Olta Gixhari ka biseduar virtualisht ditën e sotme me ndjekësit e saj.
Ajo ka shuar kuriozitetin e ndjekësve duke iu përgjigjur shumë pyetjeve që i kanë ardhur në “Ask me a question” që ka hapur në Instagram.
Dikush e ka pyetur se si është ndjerë kur ka mësuar pas daljes nga BBV, se gjysma e shqiptarëve e urrenin dhe Olta është përgjigjur me sportivitet.
“U lumturova shumë, që e para kisha gjysmën tjetër të shqiptarëve, dhe që kisha shkaktuar ndjesi kaq të forta si dashuri-urrejtje pasi është pika më e lartë e suksesit që mund të mbërrihet nga një reality-show. Por mos harroni që një fije e hollë i ndan, se kur dola të gjithë më donin përsëri brenda shtëpisë”-ka shkruar ajo.