Padyshim që kur përmendet fjala ‘çifti’, të vetmit që të kujtohen janë Luiz dhe Kiara.
1 vit plot me ‘flutura në stomak’ si brenda shtëpisë BBV Albania ashtu edhe tek fansat e panumërt që numëron dyshja.
Nëse disa kishin dyshime rreth dashurisë së tyre tashmë është tepër vonë pasi çifti është në pritje të ëmbël.
Më shumë se të gjithë sot janë të lumtur Luizi dhe Kiara, ku kjo e fundit i ka dedikuar në Instagramin e saj një postim i cili tregon të gjithë rrugëtimin e tyre 1 vjeçar.
“Si sot 1 vit me pare, jeta ime dhe e jotja do te ndryshonin pergjithmone. Sikur ta dija perfundimin e lumtur te kesaj historie, do ti kaloja edhe 1000 here te tjera ato sfida, vuajte dhe peripeci. Ne 24 dhjetor 2022, te takova ty, qe me mbushe shpirtin plot dhe me dashurove pa kushte, une si shperblim te dhash ty dhuraten me te bukur ne jete . Gezuar 1 vjetorin! Te Dua perjetesisht dhe faleminderit qe me ke bere te besoj ne perralla, sepse cdo gje qe ti ke bere per mua ka qene perfekte. Kjo video ne fakt eshte dhe per kedo qe ne jete shpreson cdo dite, mos reshtni kurre se besuari sepse me e mira do te behet per secilin. Cdo vite i ri, eshte nje kapitull i ri ne jeten tuaj. Faleminderit edhe njeher te gjitheve, qe besuat tek ne dhe na mbeshtesni cdo dite e me shume njesoj sikur te ishte dita e pare. #Luki Ju duam!”
Luizi nuk ka pritur gjatë dhe duket se i ‘vendosi kapakun’ mbrëmjes duke surprizuar të gjithë me tatuazhin i cili ishte pikërisht fytyra e Kiarës.
Pa lënë pas dore dhe fansat e tyre të cilët i kanë qëndruar besnikë që nga dita e parë ku dhe jo pak herë kanë surprizuar çiftin. Një ndër to ishte edhe një video shumë emocionuese dedikuar Luizit nga një urë madhështore ku shkruhej :
“You are, your parents dream come true. Baby Ejlli. Your Grandpa from heaven is proud of you, your mom,your dad”
Video e cila nuk kaloi pa marrë dhe falenderimet e Luizit dhe Kiarës.