Big Brother VIP Albania nis në dhjetor, por emrat e banorëve të mundshëm kanë nisur të diskutohen prej kohësh. Ka disa emra që përfliten në çdo edicion dhe një prej tyre është ai i Lei Krajës.
E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” në Top Channel, Lei hoqi çdo dyshim duke sqaruar njëherë e mirë nëse do ta shohim në BBVIP apo jo.
“Mua më pëlqen ta shikoj nga divani. Është një nga formatet që e shijoj shumë ta shikoj, por unë jam shumë e përkedhelur jam mësuar të qëndroj vetëm. I adhuroj njerëzit që e bejnë si eksperiencë se nuk është e thjeshtë, do shumë guxim. Por unë nuk do e bëja!” -tha moderatorja.
Kështu Lei na e bëri të qartë të mos presim ta shohim si banore të BBVIP as këtë edicion dhe as në ndonjë edicion tjetër.
Kujtojmë se edicioni i katërt i BBV nis në muajin dhjetor.