“Në kuadër të dashurisë” është filmi që po kthehet në kryefjalën e kësaj vere, me protagonistë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin.
Ndërsa titulli është frymëzuar nga shprehja e famshme e BB, e përdorur nga Luiz Ejlli “Në kuadër të lojës”, të gjithë jemi kuriozë të dimë si reagoi Luizi kur pa shprehjen e tij të “vulosur” në titullin e një filmi ku vet ai do të jetë protagonist.
Lidhur me këtë, vet Luizi është shprehur se është ndjerë jashtë mase i privilegjuar.
“Kur mora skenarin, në faqen e parë ishte titulli.Veç me rrejt , normal u ndjeva shumë i privilegjuar dhe i gëzuar që një shprehje që e kam përdorur brenda (BBV) për gjithçka që thoja, që e kuptoja që me pak fjalë e kam dh* lojën… pra, është diçka e jashtëzakonshme.” – ka thënë Luizi.
Dhe nuk ka arsye pse të mos jetë i privilegjuar kur titulli i filmit është frymëzuar nga ai – film në të cilin ai vet është protagonist.