Tashmë e shohim çdo ditë si moderatore të “Për’puthen”. Me karakterin e saj unik dhe mjaft ekstrovert, Megi Pojani di gjithnjë se si të marrë vëmendjen dhe t’i bëjë sytë e publikut të kthehen nga ajo.
Së fundmi, moderatorja ka postuar disa foto nga studio e “Për’puthen”, ose e “Për’pupthi” siç e quan Megi, ku duket mjaft tërheqëse dhe provokuese në të njëjtën kohë.
Fotot kanë “ndezur” rrjetin dhe sigurisht janë kthyer në një “magnet” pëlqimesh dhe komentesh, ku nuk ka munguar as komenti ‘ironik’ i motrës së saj, Marsi Pojani.
“Shiko si vin gocat ne shkolle, ku mos t’i fusi duart presori ha ha ha” – shkruan Marsi, me humor e ironi.