Sara Hoxha është një ndër personazhet më të komentuar të momentit dhe si e tillë, nuk i shpëton komenteve të rrejtit herë pas here.
Së fundmi, Sara ka postuar një video në Instastory, teksa ka marrë dhe një reagim nga një ndjekëse, e cila i shkruan: “Problemi jot është që ti ia hap vet namin vetes sikur je me probleme mendore. Nuk e kuptoj pse nuk rri si njeri normal, po bën kot video si njerëz budallenj”
Këtë mesazh të ndjekëses, Sara e ka postuar në Instastory, ku i ka kthyer përgjigje publikisht.
“Qeka problem me vërte” – ka thënë Sara me ironi.