Ndërsa rrjetet sociale shërbejnë gjithmonë si një pikë referimi për stilin dhe veshjet, personazhet publikë janë ato që shpesh bëhen burimi i frymëzimit sa i takon kësaj pjese.
Gjithmonë stil dhe në formën e tyre më të mirë, vajzat e ekranit kanë ndarë disa postime përgjatë javës në Instagram, ndërsa pyetja që shtrohet është “Cila është veshur më bukur?”
Në votimin e kryer në “Albanian Street Style”, e preferuara e publikut sa i takon veshjes është moderatorja Dojna Mema. Me votat e 92% të votuesve, Dojna ka shkëlqyer me veshjen që shënoi dhe rikthimin e saj në ekran, si moderatore e emisionit “Piranjat” krah Florjan Binaj.