Mbrëmjen e djeshme ka qenë festë për vëllezërit Aliu. Mozzik dhe Getinjo kanë martuar djalin e dajës së tyre.
Sipas traditës së tyre, nusja hodhi lulet për të përcaktuar fatin e dasmës së radhës, por në vend të vajzave, pas saj qëndronin djemtë e fisit, mes tyre dhe Mozziku, i cili ka kapur lulet e nuses.
Momenti nuk kaloi pa u vënë re, pasi vet Mozzik e ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale. Nga ana tjetër, as vëllai i tij, reperi Getinjo nuk ka hezituar t’a ndajë këtë moment me ndjekësit e tij, duke shkruar “Hajde ishalla” , në një Instastory që ka shpërndarë.
Epo, mesa duket familja me zor pret që të “sistemohet” edhe Mozzik, dhe dukshëm edhe ai vet po e pret këtë moment, pasi është hedhur në “sulm” për t’i kapur lulet e nuses. 🙂
Urime Mozzik, presim nusen tani! 😉