Olta Gixhari ka zgjedhur Italinë si destinacionin e saj për disa ditë të tjera pushimi.
Aktorja ka darkuar pikërisht në restorantin e preferuar të Arbana Osmanit, i cili njihet për verërat unike, dhe nga atje nuk ka harruar t’a kujtojë moderatoren e madje të ndjekë hap pas hapi çdo veprim të Arbanës.
Nga ushqimi i njëjtë deri te hapja e shampanjës, Olta ishte e vendosur të imitonte Arbana Osmanin, por me sa duket nuk ia ka dalë me sukses në tentativën e parë, pasi i ndodhi e papritur – iu thye komplet shishja!!
Pas videos epike, që nuk i shpëtoi as Arbana Osmanit, moderatorja ka vendosur t’ qerasë Oltën me një tjetër shishe shampanjë, të cilën këtë herë Olta ia doli t’a hapë me sukses!! 😉