Soni Malaj ka qenë e ftuara e radhës në “Mos i bjer me Top”, në një intervistë ku ka ndarë disa detaje nga jeta e saj private, për të cilën ka qenë gjithnjë “hermetike” dhe disa momente të karrierës së saj.
Ndër të tjera, këngëtares i është bërë “loja e famshme” e intervistave – komento personin në foto.
Një ndër fotot e treguara nga Erjola ishte ish-bashkëshorti i saj Mirko, balerini me të cilin u njoh dhe u dashurua në DWTS, dhe kanë së bashku një vajzë.
“Si ka dalë aty na trembi. Qyqja!” – ka thënë Soni duke qeshur, moment ky që ka shkaktuar mjaft të qeshura.
“Mirko qëpar më shkruajti më çoi një foto të vajzës e më tha ka dalë me shoqet po e ndjek nga pas me biçikletë. Është një baba i mrekullueshëm, ne çdo tre javë bashkë jemi, zëre se s’jemi ndarë hiç” – ka thënë këngëtarja, duke treguar se ndonëse të ndarë, ata vazhdojnë të ruajnë një raport mjaft të mirë.
Një tjetër personazh për të cilin u pyet Soni, ishte Getoar Selimi, për të cilin u shpreh se ai është baba, dhe inovatori i muzikës moderne shqiptare dhe se për shumë askush nuk do e bëjë në muzikë atë që Getoari ka bërë me muzikën dhe promovimin e artistëve të rinj, që sot janë ndër më të njohurit.
Gjithashtu, Soni Malaj u “habit” pse Flori mungonte në këtë lojë, se zakonisht pyetet shpesh, duke u bazuar te lidhja që ata kanë pasur.
“Kam vlerësim shumë të madh për Florin. Kemi qenë të lidhur, kemi qenë të rinj. Ka kaluar në marrëdhënie shoqërore si më parë. Jemi miq që nga viti 98′, imagjinojeni vet. Dikur edhe jemi bërë bajatë për njëri-tjetrin” – është shprehur Soni për këngëtarin.