Soni Malaj ka qenë e ftuara e radhës në “Mos i bjer me Top”, ku ka ndarë më shumë detaje sa i përket karrierës dhe jetës së saj.
Me disa nga baladat më të dëgjuara shqiptare, këngëtarja vijon të mbetet ende në qendër të vëmendjes së publikut.
E ftuar në emision, Ronaldo dhe Erjola kanë bërë “lojën” e famshme të intervistave ku komentohet personazhi në foto.
Ajo çka tërhoqi vëmendjen ishte injorimi i Sonit për Elvana Gjatën, komentin për të cilën e kaloi duke thënë është thjesht këngëtare dhe aktore.
E “ngacmuar” paksa nga Ronaldo Sharka, se pse Soni nuk është ftuar në koncertet e mëdha të artistëve si Elvana e Noizy, Soni ka thënë se ka bërë koncertin e saj pa asnjë të ftuar, ku ka kënduar 100% live, duke “thumbuar” kështu Elvana Gjatën, e cila në koncertin e saj “Dekada” u kritikua pasi të pranishmit vunë re se këngëtarja nuk këndoi “live” gjithë kohën.