Zgjedhja e emrit të bebit është një sfidë tjetër për një çift, por ndoshta në botën e medias është më e lehtë sepse ka një ‘kumbarë’ që ua bën më të lehtë. Në podcastin “Mam”, Sonila Meço i rrëfen Orinda Hutës si vendosi që vajza të quhej Amaris.
Teksa e nisi me frazën “historitë e zakonshme”, Meço vijoi duke treguar që frymëzimi ka ardhur nga fjalët e producentes Vera Grabocka. Për çudi, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me vajzën e Orindës, Atarën, çka nxit një ‘akuzë’ nga Meço dhe shumë të qeshura mes vajzave.
Sonila Meço: Nga njëra anë më kujtohet Grabocka, kam qenë e ftuar njëherë, të dy në emisionin e Alketës dhe ishte herët atëherë, shumë herët, 2007-2008, ne sa kishim nisur bashkëjetesën. Del bisedat te emrat e vajzave dhe më thotë ‘gjithmonë kam dëgjuar që vajzat që e kanë emrin me dy a, marrin shumë energji pozitive’.
-Ia ka thënë edhe Turjanit këtë gjë për Atarën.
Sonila Meço: Vera! Je përgjegjëse për shumë emra fëmijësh!
Sonila shtoi se kriteret e tjera që kërkonte për emrin ishte tingëllimi mashkullor, ndoshta me mbaresën ‘ris’, tërhiqej nga emrat hebre dhe donte diçka me kuptim. Në kërkimin e saj, doli “Amaris” i cili do të thoshte “dhuratë nga Zoti” që përshtatej edhe me situatën sepse vajza erdhi pikërisht kur nuk e prisnin.