Jetmir Salaj është bërë pjesë e BBV mbrëmjen e djeshme. Ish fituesi i “Big Brother Albania 3” i është bashkuar shtëpisë, ndërsa nuk ka munguar as ironia e Arbër Hajdarit për komentet e tij gjatë BBV2 dhe produksionit të cilit e qunte ‘mashtrim’.
Ende pa hyrë, Jetmiri nuk harroi të përmendte që ai ka luftuar së bashku me Luizin që ky i fundit të fitonte edicionin e shkuar.
Mirëpo, ndërsa mbështeste Luizin, Jetmiri gjatë BBV2 ka qenë ai i cili më së shumti e ka sulmuar Kiarën në përpjekje për të ulur imazhin e saj.
Ndonëse kërkoi falje publike disa muaj pas përfundimit të BBV2, fjalët e Jetmirit nuk u harruan aq lehtë në opinionin publik.
Ja çfarë shkruante Jetmiri vjet për Kiarën me ironi.