Ledion Liço është një figurat publike dhe moderatorët më të pëlqyer ndër vite. Ndonëse tashmë puna e tij është kryesisht në produksionin e “Top-Channel” dhe jo nën dritat e skenës, lajmet se Ledioni mund të moderojë sezonin e tretë të BBV, e kanë kthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Ndonëse karriera e tij si moderator është e gjatë, Ledioni daljen e tij të parë publike e ka pasur si konkurent në një talent-show muzike.
Shumë prej jush mund t’i kujtohet kur për herë të parë në ekran, Ledion Liço konkuronte te “Ethet e së premtes mbrëma”. Ishte edicioni i parë i konkursit të vetëm asokohe, që mblidhte gjithë talentet e muzikës, të cilin e aspironte dhe moderatori.
Ledioni konkuroi te “Ethet e së premtes mbrëma” dhe edhe pse mori 3 “Po” nga juria, konkurimi i tij nuk vazhdoi gjatë. Pas skualifikimit Ledioni shkruante “Mos pranoni kurrë një Jo si përgjigje. Mos lini askënd t’ju tregojë çfarë mund dhe nuk mund të bëni! Vetëm ju i dini aftësitë tuaja të vërteta, apo jo?!”.
Ledioni e fitoi sfidën e tij, pasi sot është një nga personazhet më të dashur për publikun dhe numëron mjaft suksese në karrierë. Por, ja si dukej konkurimi i tij i parë në vitin 2002 dhe emocionet që ka përjetuar.