Einxhel Shkira është një nga personazhet më të dashura të publikut.
Ndonëse që pas eksperiencës së saj në BBV1, Einxhel vendosi të shkëputet nga televizioni, ajo sërish është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale dhe tejet ndërvepruese me ndjekësit.
Sot, Einxhel feston ditëlindjen dhe mbush plot 34 vjeç!
Kujtojmë se në BBV1, Einxhel u njoh me Dj.Dagz me të cilin ka edhe një djalë që për pak ditë feston 1-vjetorin, dhe kjo është dhurata më e madhe për Einxhel në këtë ditëlindje.
Gëzuar ditëlindjen super mama! ❤️