Sot është një ditë e veçantë për Jonida Maliqin, pasi këngëtarja ka ditëlindjen dhe feston 41 vjetorin.
Vet artistja ka treguar moshën e saj përmes një video teksa kalon nga numri 40 në 41.
Pavarësisht se prej kohësh e shkëputur pak nga muzika, Jonida mbetet një ndër këngëtaret e preferuara shqiptare me hite të padiskutueshme.
Ajo gjithashtu është kthyer në një ndër influencerat më të mëdha në vendin tonë përsa i përket stilit të veshjes dhe të dukurit bukur.
Gëzuar ditëlindjen Jonida! <3