Ju kujtohet fustani transparent i Dua Lipa në premierën e filmit “Barbie” në Los Angeles?
Në lidhje me këtë veshje stilistja e famshme Tavia Sharp tha për “The Sun” se Dua definitivisht i ka ‘shtyrë limitet’ së fundmi.
Sipas saj ajo po tregon trupin e saj. Ajo dëshiron të dallohet, të jetë ndryshe.
Sharp ishte veçanërisht skeptike për Dua Lipën me argumentin se ishte pothuajse nudo në premierën e filmit “Barbie”.
Sharp mendon se artistja po përpiqej të dërgonte mesazhin: “Unë mund të vesh çfarë të dua dhe ju mund të mendoni se jam seksi apo çfarëdo tjetër, por unë kam të drejtë të vesh atë që dua”.
Stilistja shtoi: “Audienca e saj janë vajza të reja, ndaj nuk duhet të shkonte kaq larg duke u treguar ekstravagante”.
Në përgjithësi, stilistja mendon se këngëtarja duhet të shmangë veshje të tilla zbuluese në të ardhmen.