Produksioni surprizoi çiftin Romeo-Heidi me një suitë për t’iu larguar debateve në shtëpi dhe të relaksoheshin në praninë e njëri-tjetrit por ndodhi e kundërta.
Konkurrentja ishte mërzitur me banorin, sepse ai e la vetëm atë në suitën që “Vëllai i Madh” i surprizoi çiftin.
“Prekem se janë më të rëndësishme sqarimet me Julin për ty” – i tha Heidi, megjithëse Romeo u shpreh se kjo gjë nuk është e vërtetë.
Edhe pse u duk sikur debati mes tyre u mbyll në suitë, çifti ka vijuar edhe ditën e sotme me debat dhe ironi, teksa Romeo i ka thënë Heidit se me atë në krah nuk i duhen armiqtë.
Duket se Heidit nuk i kanë pëlqyer aspak këto fjalë të Romeos, duke i mbajtur qëndrim, ndërsa Romeo i thotë të mos përmendë të tjerët.
“Ça nuk kupton merru me mua, mos fut të tjerët, je në terezi moj? E nëse unë mendoj 100herë, ti 10 mendo. Nuk po them të mendosh 100 se nuk e bën dot, është e sigurt, nuk e ke aftësinë.” – është shprehur Romeo kundrejt Heidit.