Kiara Tito është kthyer në një figurë shumë të rëndësishme publikun e saj dhe gjithnjë e më shumë shtohet numri i fansave të saj, e bashkë me to edhe surprizat.
Sot, moderatorja e ka nisur ditën me një mesazh shumë të ëmbël nga një fanse e saj, e cila ishte bërë nënë e një vajze, të cilën kishte vendosur t’a quante Kiara, nisur nga emri i Kiara Tito.
Këtë moment, Kiara e ka ndarë me ndjekësit në Instagram. (Mund ta gjeni duke klikuar këtu) Por, surprizat nuk kanë mbaruar këtu për Kiarën.
Gjithashtu, sot është ngritur një dron për Kiarën nga fanset e saj, grup të cilin e kanë quajtur #strateget .
“Buzëqesh,guxo,shkëlqe! #strateget #teamKiara” – shkruhet në banerin e dërguar me dron.
Këtë moment Kiara ka vendosur ta ndajë në Instagram, ku shkruan:
“Sot mora surprizën më të bukur. Faleminderit team #strateget Gjithmonë me ide të veçanta! Love you girls”
Kujtojmë se pas daljes nga BBV, Kiara po shënon suksese të padiskutueshme profesionale brenda një kohe shumë të shkurtër.
Ajo është moderatore e “Kepit të Vipave”, ka lançuar një koleksion të vetin me rroba bano – “KiaraTito Brand” si dhe është përzgjedhur si imazh i kopertinës së revistës “Global Woman” për këtë numër, ku ka realizuar një intervistë ekskluzive për gjithë ndryshimet e saj kohët e fundit.
Ndërsa, për sa i përket jetës personale, ajo po shijon ditët e saj më të lumtura krah partnerit të saj Luiz Ejllit – një dashuri që lindi dhe u kurorëzua në BBV dhe që çifti tashmë po e shijon larg kamerave pas përmbylljes së BBV, me Luizin fitues.
Epo, mesa duket ky është viti i Kiara Titos, kështu që nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese dhe t’a shijojë sa më shumë! 🙂