Këngëtari Luiz Ejlli dhe reperi Ledri Vula gjatë ditës së sotme kanë publikuar video së bashku.
Sikurse shihet, dyshja ndodhen brenda një studio muzikore, bashkë me menaxherin Jetmir Agaj. Pas publikim të këtyre pamjeve, menjëherë vëmendja shkon se mos ndoshta, artistët do të sjellin bashkëpunimin e tyre të parë.
Kujtojmë se pak më herët në një intervistë, Jetmir Agaj ka treguar se Luiz Ejlli është tashmë nën menaxhimin e “SBS Music”, ndërsa njoftoi edhe një nga 4 bashkëpunimet e Luizit këtë verë me Melinda Ademin.
Sakaq, vet Luizi postoi pak ditë më parë një video me Fifin, e tashmë me Ledrin, duke bërë rrjetin dhe fansat të aludojnë se këto do jenë artistët me të cilët Luizit do të ketë bashkëpunimet e tjera.