Ndonëse nuk është bërë kurrë publik, me emër apo imazh, Efi duket se na ka zbuluar një detaj nga marrëdhënia e saj me të dashurin ‘misterioz’.
Një ditë më parë, me një foto nga spitali, Efi njoftoi se do të shkëputej për pak kohë nga rrjetet sociale për shkak të shëndetit, por po aq sa u ‘zhduk’ aq shpejt edhe u kthye.
Efi në fakt ka bërë një postim në rrjetin social, “TikTok”, teksa ka treguar reagimin e saj, ku i dashuri i thotë që e ka gabim, e për këtë ka zgjedhur të interpretojë një nga memet e bëra së fundmi:“Po nuk dua o vëlla, e kam kompleks, ke mundësi ta respektosh këtë kompleksin tim? Kaq të kërkoj, nuk të kam kërkuar qiqra në hell”.
Kujtojmë që së fundmi, Efi ka bërë publik lajmin se ka nisur bashkëpunimin e saj me “Lori Caffe”, një surprizë që iu bë gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBV.