Nuk ka më vend për dyshime! Këngëtarja me ‘in’ për momentin, Dafina ka konfirmuar publikisht romancën e saj me biznesmenin Kreshnik Gjergji.
Ajo është duke shijuar pushimet me të dashurin e ri dhe miqtë në ishullin luksoz, që VIP-at tanë e frekuentojnë shpesh – sigurisht bëhet fjalë për Mykonos.
Në një fotogaleri në Instagram ajo shfaqet krahë të dashurit të saj në një jaht duke shijuar pamjen. Këngëtarja duket se ka gjetur paqe pas një periudhe trazirash e thashethemesh për lidhjet e saj, duke shijuar pushimet larg vendit.