Einxhel Shkira dhe Dj Dagz vazhdojnë të mbesin nga çiftet më të preferuara të showbizit shqiptar.
Dyshja simpatike që prej disa muajsh kanë zgjedhur Prishtinën si vendqëndrimin e tyre, së fundmi kanë bërë dedikime shumë romantike për njëri-tjetrin.
Çifti ditën e djeshme kanë realizuar tatuazhe, domethënia e të cilëve është padyshim dedikim për bebushin e tyre dhe për ata vet.
Ajo çfarë vihet re është se Dagz ka gdhendur në trup numrin 12, që përkon me ditëlindjen e djalit të tyre, Trev. Mirëpo, numri 12 është i shkruar 2 herë në mënyrë simetrike, ndërsa numri 1 është i zi dhe numri 2 është i kuq. Mos ndoshta në këtë formë, Einxhel dhe Dagz kanë nisur të tregojnë edhe vet ardhjen në jetë të bebit të dytë?