Vogëlushja në foto, me bindje të plotë mund të themi se është nga personazhet më të dashur për publikun. Shikojeni me vëmendje! E gjeni dot kush është?!
Me shumë mundësi ende nuk e keni gjetur ende. Epo, na lejoni t’iu ndihmojmë pak!
Bebushja në foto, sot 27 vjeç, është kthyer në një nga personazhet e këtij viti! Nga modele në adoleshencën e saj, ajo më pas u përzgjodh si një nga velinat e emisionit investigativ “Ça thu..” me Gent Zenelaj e Saimir Kodra.
Më pas, vajza në foto nisi karrierën e sa si moderatore për vite me radhë, derisa iu bashkua formatit të BBV, që e ktheu në një nga imazhet më të kërkuara dhe personazhet më të dashura të publikut. Eksperienca në BB, i ndryshoi jetën në 180 gradë, pasi përveç famës që mori me rrugëtimin e saj, ajo gjithashtu njohu dashurinë e jetës, siç dhe ajo vet është shprehur. Pas eksperiencës në BBV, moderatorja i është rikthyer shtëpisë së saj të parë televizive, Top Channel, ku po vijon me projektet e saj. Si të mos mjaftojë kjo, ajo gjithashtu ka krijuar koleksionin e saj të parë, i cili menjëherë mori vëmendjen e të gjithëve.
Besojmë se është e kotë të flasim më gjatë, pasi të gjithë e keni kuptuar që bëhet fjalë për moderatoren Kiara Tito, e cila nga një bebushe e këndshme është kthyer në një zonjë (tashmë) të suksesshme, ndonëse ende 27 vjeç!