Një nga momentet që nuk kaloi pa u komentuar gjerësisht mbrëmë, ishte takimi i Meritonit me vëllain e tij Rinorin.
Rinori takoi vetëm Meritonin, ndërsa i pyetur nga Ledion Liço nëse donte të takonte ndonjë banor tjetër, nuk pranoi. Ky veprim i tij, u komentua si një mesazh i qartë i qëndrimit të tij dhe familjarëve të Meritonit për marrëdhënien me Ilnisën.
Lidhur me këtë situatë, ka folur në “Fan Club” edhe Ina Kollçaku, opinioniste e emisionit, e cila ka shprehur një këndvështrim krejt ndryshe nga çfarë u perceptua në publik.
Sipas Inës, ky mund të jetë edhe një mesazh për Meritonin për miqësitë e tij në shtëpi me Bardhin dhe Romeon, duke i treguar të bëjë kujdes me këto miqësi, nisur dhe nga fakti që nuk e shpëtuan në zinxhir.
“Në fakt unë dua të jap një këndvështrim tjetër. E kam parë deri në 6 të mëngjesit. Së pari, dua të them që Ilnisa e përballoi shumë mirë këtë situatë, unë do isha prekur. Meritoni i tha që nuk e kishte për ty, po për miqësinë, pasi përmendi fjalën besnikëri dhe besnikërinë e lidh me miqësinë.
Mund ta ketë pasur për Romeon dhe Bardhin. Mund të kenë lënë fjalë kyçe nga jashtë, që ata e kanë kuptuar njëri-tjetrin dhe ne s’kemi kuptuar asgjë. ” – u shpreh Ina.