Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Gjesti ka habitur banorët me një veprim të pazakontë, por komik.
Teksa shijonte këngën ikonike “Dilemma” të Nelly, ai u afrua pranë një muri dhe për habinë e të gjithëve, nisi ta puthte atë. Ky moment shkaktoi të qeshura mes banorëve, veçanërisht tek Egli, e cila ishte e pranishme në atë çast.
Pa e humbur ritmin, Gjesti vazhdoi të këndonte dhe të shijonte muzikën, duke thënë me entuziazëm: “Çfarë kënge, o Zot!”.
Atmosfera e krijuar solli humor dhe argëtim në shtëpi, duke lënë banorët të kënaqur me shfaqjen spontane të tij.
Ky moment konfirmon edhe një herë natyrën lozonjare të Gjestit, i cili vazhdon të sjellë momente të këndshme dhe tërheq vëmendjen e banorëve me sjelljet e tij.