BBV tashmë është kthyer në temën kryesore të diskutimit edhe të paneleve të emisioneve.
I ftuar në “Shqipëria Live” për të folur lidhur me situatat e BBV3, ka qenë edhe ish banori i “Big Brother Albania 4 “, Toros Shahnaian.
Sa i përket romancave të mundshme dhe flirtimeve të para në shtëpi, Toros u shpreh se të gjitha vajzat aty janë “Zhulietat e Romeos”.
Duke folur për ‘trekëndëshin’ Romeo-Heidi-Fation, ish banori i BB thotë se shikon çift Heidin dhe Romeon, pasi sipas tij të gjitha vajzat duan Romeon në atë shtëpi.
“Unë shoh Heidi-Romeo. Se e thashë, ato duan të gjitha Romeon. Janë të gjitha “Zhulietat e Romeos”, se e dinë që ai e ka të garantuar finalen dhe duan të bëjnë histori me atë. Vlora (Romeo) e ka bërë monopol BB, le ta marri.”
Sa i përket Fationit në raport me Heidin, Toros u shpreh se banori po e bën këtë se i duhet një lidhje dashurie aty brenda, se ndryshe nuk ka si e shtyn Big Brother-in e tij.