Ndërsa vera tashmë është drejt fundit, të gjithë personazhet publikë dhe ato të ekranit po bëhen gati për sezonin e ri televiziv, ku thuhet se do të ketë shumë ndryshime e risi.
Teksa flitet për largime e rikthime, ende nuk dihet fati në TV i Arbana Osmanit. Ndonëse ajo dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj, premtuan një kthim në TV me një spektakël që do të na “mbërthente” pas ekranit, dyshja ende nuk kanë treguar më shumë, e ndërkohë vijojnë të shijojnë pushimet e tyre në jug të vendit.
Nga ana tjetër, pranë tyre ka qenë edhe influencerja Sara Hoxha.
Nuk dihet nëse ka qenë rastësi takimi i tyre në jug, një projekt i ri po ‘gatuhet’ apo nëse i kanë bërë bashkë miqtë e përbashkët, pasi me to ka qenë edhe këngëtari Ylli Limani e dy koreografët e njohur Ezdalin Gorani e Ola Hasani.
Kujtojmë se Sara Hoxha është një emër shumë i komentuar së fundmi në showbiz, si fillim me pjesëmarrjen në DWTS ku dhe fitoi çmimin e parë, më pas me debutimin si aktore në filmin “Në kuadër të dashurisë” e më pas me ndarjen e shumëpërfolur nga reperi Ledri Vula. Aktualisht Sara është zhvendosur në Tiranë, ndërsa herë pas here për të dalin zëra se po mendon t’i hyjë botës së ekranit, kështu që na mbetet të presim dhe pak…
/XL Media