Prej disa muajsh në rrjet po qarkullon lajmi i ndarjes së Ledri Vulës me Sara Hoxhës, ndonëse i pakonfirmuar nga vet çifti.
Dyshimet i shtoi edhe më shumë menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi, i cili tha për Prive pak ditë më parë se lajmi ishte i vërtetë.
Por vetëm pak ditë më pas, Ledri publikoi këngën e tij të re, çka hodhi dyshime të shumta se çifti këtë e ka bërë për vëmendje dhe nuk ka një ndarje.
Gjithashtu, ajo që vihet re është edhe mungesa e një reagimi nga çifti, për të sqaruar situatën.
Megjithatë, duket edhe Sara po e shfrytëzon këtë moment për të bërë reklama të ndryshme. Sigurisht, që e gjithë vëmendje është tek ajo këto ditë dhe po t’a shihni me vëmendje profilin e influenceres, ajo ka qenë më aktive se kurrë më parë me reklama të ndryshme.
Epo, me sa duket çifti po del mjaft i fituar nga “ndarja”.