Luizi, Luizi, Luiziiii historia vazhdon dhe përsëri në qendër të vëmendjes është vendosur sot fituesi i BBV Luiz Ejlli. Teksa ky i fundit ka shpërndarë një video në autostradë teka para tij ndodhej një motorr policie, duke ditur natyrën gazmore të Luizit i cili ka bër përshkrimin e videos “Iku trafiku”. Por akoma nuk dimë nëse polici para tij ishte i dedikuar për hapjen e rrugës apo ishte në krye të detyrës në ditën e tij të zakonshme.
Kjo ka ndezur rrjetin dhe shumë njerëz dhe portale kanë akuzuar Luizin si shkelës të rregullave të qarkullimit, kjo për arsye sepse ai nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.
Por të gjithë e dimë që ka një rregullore ecila është e dedikuar për persona të veçantë ku me shumë mundesi Luizi është njeri prej tyre duke marë parasyshë dhe gjatësinë e tij.
Rregullorja si më poshte….
Ligji për rregullat e trafikut për të rritur nivelin e sigurisë në rrugë detyron të gjithë personat që lëvizin me mjete motorike të vendosin rripin e sigurisë.
Detyrimi për ta përdorur rripin e sigurisë nuk zbatohet për këta persona:
· Për personin që posedon certifikatë mjekësore me të cilën vërtetohet se i shfaqen efekte anësore negative po qe se e përdor rripin e sigurisë.
· Për gruan shtatzënë.
· Për personat e një gjatësie mbi normalen.
· Për policin apo personelin tjetër të autorizuar gjatë transportimit të personave të arrestuar.
· Për personat e autorizuar zyrtarë që ofrojnë mbrojtje të afërt të personave.
· Për personelin e shërbimit mjekësor gjatë ndihmës së parë dhe gjatë aktiviteteve e detyrueshme.
· Për personelin e sigurimit që është duke e bartur një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme.
· Për personin e sëmurë që bartet në lesë apo në ulëse të invalidëve.
Comments 0