Si të gjithë e dimë tashmë,çifti më i përfolur i momentit nuk janë më bashkë!!
Përpara se të shokoheni,qetësohuni! Nuk janë bashkë për arsye pune,pasi prej disa ditësh Luizi ndodhet në USA ku po zhvillon koncerte,ndërsa Kiara ndodhet në Turqi ku po zhvillohen xhirimet e “Kepit të Vipave”, ku do të jetë në rolin e moderatores.
Me sa duket,Luizi po shijon jetën ‘luksoze’ në Amerikë dhe këtë e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij në Instagram,përmes një postimi.
Mirëpo,vëmendjen ne këtë postim e ka marrë komenti i Kiarës,i cili është pasuar me batutë nga Luizi.
“O lumemadh patenten e ke lene ne shtepi” – ka komentuar moderatorja , të cilës Luizi i është pergjigjur,duke i thënë “te kam lene edhe ty,por kjo sdo te thote gje”
Tani,komenti i Luizit ka disa mënyra interpretimi, por gjithsesi ne po e quajmë si një ‘grricje të ëmbël’ në çift. 😉