Një debat i fortë ka ndodhur para disa ditëve Erjolës dhe Ilnisës, ku në qendër të diskutimit ishte vendi i gatimit. Gjithçka filloi kur Ilnisa ia shtyu tiganin Erjolës, ku kjo e fundit e akuzoi se donte ta digjte dhe ajo e quajti Ilnisën skizofrene.
Debati agravoi me tone më të ashpra kur Ilnisa i përmendi Erjolës familjes, duke e bërë atë të shpërthejë. Por mesa duket situata mes dyshes tashmë është sqaruar. Gjatë një bisede në kuzhinë mes tyre, Ilnisa i kërkoi falje Erjolës që i përmendi familjen.
Pjesë nga biseda:
Ilnisa: Unë kam pasur ekzagjerime e pranoj, por edhe ti nuk ke qenë më pak.
Erjola: Në asnjë diskutim nuk është dikush i pafajshëm.
Ilnisa: Dakord pra, unë po e pranoj në një mënyrë që sjellja ime nuk ishte aspak e bukur por erdhi si pasojë e disa gjërave që kanë ndodhur disa ditë më parë.
Erjola: Jam shumë dakord me këtë që thua ti nëse ti më kërkon falje.
Ilnisa: Të kërkoj falje nëse ti ndjerë e prekur.