Sara Hoxha ka qenë një ndër personazhet më të komentuar kohët e fundit, kjo prej debatit që u krijuar Dafina-Ledri-Sara, e që më pas u vijua në “kunja” mes Dafinës dhe Sarës – debat ky që u konsiderua si një nga më të “nxehtit” dhe më viralë të verës.
Pasi debati mes tyre u qetësua, secili ka vijuar me jetën dhe gjërat e tij, mirëpo në rrjet nuk mbarojnë fjalët sa i takon Sarës, e cila ishte “habia” më e madhe e këtij debati, duke marrë parasysh natyrën e saj paqësore dhe larg debateve të showbiz.
Ky ka qenë mendimi i shumicës në rrjet, të cilët shprehen se ndryshimi i Sarës është ajo që iu ka bërë më shumë pështypje, por jo për mirë. Ndërsa, ka dhe nga ata ndjekës që mendojnë të kundërtën dhe që Sara nuk duhet të shqetësohet për komentet në rrjet.
Ky ka qenë edhe rasti i mesazhit të një ndjekësi drejtuar blogeres, të cilin ajo e ka shpërndarë në Instastory. Ndjekësi shprehet se blogerja nuk duhet të ofendohet e as të shqetësohet për çfarë flasin njerëzit, pasi ata janë negativa dhe nuk shohin punët e veta – mesazh të cilit Sara i është përgjigjur publikisht duke i thënë “Ah me ah sa i mirë qenke ti”
Pas kësaj, ajo ka postuar një foto teksa po lexon një libër, ku dhe shkruan: “Dhe një gjysmë faqe, thjesht për t’u ndjerë pak më mirë”
Me sa duket, pas gjithë zhurmës në rrjet dhe komenteve që pasuan, Sara Hoxha nuk po kalon ditët e saj më të mira.