Marrëdhënia e Borës me vëllain e Donaldit, Romeon është për t’u patur zili! Ata janë kaq mbështetës ndaj njëri-tjetrit, si në momente të vështira aq edhe të bukura, si të ishin motër e vëlla.
Epo këtë herë vlerësimi që i ka bërë Romeo ‘kunatës’ së tij, duket se ka kaluar çdo pritshmëri. Aktori i humorit ka postuar së fundmi një foto në ‘Instastory’ ku shfaqet i përqafuar me Borën, dhe këtë moment ai e përshkruan me shprehjen e famshme: Kush ka motër botën ka.
Duket se Bora ka zëvendësuar tek Romeo, një motër që ai s’e ka patur. Fotoja duket se është kapur mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të spektalit të ‘DWTS’, pasi Bora shfaqet me të njëjtin grim dhe model flokësh.