Këngëtari Lorenc Hasrama në mes angazhimeve ka gjetur kohën për të kaluar disa ditë pushimi me të dashurën e tij. Revista “Bordo” ka siguruar disa fotografi të këngëtarit duke shijuar plazhin e Borshit me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.
Në një prej fotove ata shihen të përqafuar, ndërkohë në dy të tjerat janë duke shijuar detin.
Këto janë fotot e para të çiftit, pasi vetë ata kanë zgjedhur që lidhjen disamujore ta mbajnë private.
Edhe pse nuk dihet identiteti i vajzës, Lorenci ka folur për të në një intervistë të dhënë në programin “Ftesë në 5” pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Lorenci u shpreh asokohe se e dashura jashtë s’i ka përjetuar shumë mirë flirtet që këngëtari pati brenda shtëpisë me Jorin dhe Keisin, por që ai do të mundohej ta rregullonte marrëdhënien me të. E mesa duket më në fund cdo gjë po shkon më së miri në romancën e tyre.