Duket se këtë vit, yjet e DWTS kanë vendosur që për asnjë puntatë të mos i lënë debatet dhe përplasjet mes njëri-tjetrit. Këtë herë ka qenë sërish Ronaldo ai që ka debatuar me njërin nga konkurentët, Eni Shehun.
Shkak për këtë u bë klipi prezantues i javës për Ronaldon e Frenkin, ku sërish “thumbonte” Enin, të cilin e ka quajtur të “përkëdhelurin e Oltës” në puntatat e shkuara, çka ka sjellë edhe një reagim nga ana e Eni Shehut.
Eni Shehu: Ronaldo o yll bote ça ke me mua, ke tre javë që më je ngjit. Unë jam përgjigjur sa herë jam pyetur me ty. Frenki është vetëm duke u ankuar për ty, s’dua tua prish festën për Tiktok por këtu është Dancing. Këtu luhen këmbët jo dhëmbët.
Ronaldo Sharka: Rrogën e do me siguracione apo pa siguracion?
Eni Shehu: Më kanë thënë njerëzit ‘se shohim dot se ka vetëm debate dhe polemika aty’.
Ronaldo Sharka: Janë dy 8-ta majtas dhe djathtas që ty të ngrenë pikët. Unë nuk kam ndërmend të bëj debat me fansat e Oltës, merr pankartën ‘Team Olta Luanesha’. Mos e njollos biografinë tënde televizive.
Eni Shehu: Kur juria i thotë ‘jo jo jo’ katër herë, të marrë komardaret dhe të zhduket nga kjo skenë.
Ronaldo Sharka: Debat me fansat e Oltës nuk bëj. Më tha ‘zhduku nga skena’. Në të gjitha kërcimet e tua nuk gjen 30 sekonda kërcim. Lëre Frenkin mos u merr me Frenkin.
Eni Shehu: Më vjen gjynah për atë vajzën!
Frenki: Ankesat e mia janë inkurajim për Ronaldon
Ronaldo Sharka: Kush e ka mësuar këtë zhurmues?! Je i rritur që të bësh këto debate.
Eni Shehu: Këmbët këtu, dhëmbët në vend tjetër.
Ronaldo Sharka: Hajde ulu te Olta merr freskuese, mblidhe pak veten tani, nëse të shqetësonte kjo, më kapje në korridor, i ruan këtu se doni vëmendje. Kostumi i zi të shkon shumë, siç ke dhe shpirtin. Unë e shijova shumë Bora, kjo skenë është magjike, publiku të votojë.
Nga ana tjetër, kërcimi i Ronaldos sërish nuk u pëlqye nga të 4 antarët e jurisë dhe e quajtën kërcim të përsëritur nga java në javë duke e vlerësuar me 20 pikë në total.