Që debatet në BBV nuk kanë asnjëherë fund dhe gjithnjë e më shumë shtohen dhe pse banorët pakësohen, ky tashmë është fakt.
Mirëpo, një tjetër element që është shfaqur më shumë se kurrë më parë është gjuha e dhunës, urrejtjes, bullizimit dhe ofendimit që herë pas here ka kaluar edhe në prekje dhe cënim fizik, e gjitha kjo e justifikuar me strategjinë e banorëve dhe lojën e BBV.
Një ndër personazhet protagonistë të këtyre situatave ka qenë aktorja Egla Ceno, e cila vetëm pak ditë më parë u skualifikua nga BBV për t’u rikthyer sërish një javë më vonë përmes një televotimi kokë më kokë me Meritonin dhe Ilnisën nga ku Ilnisa la garën.
Pasi u rikthye në shtëpi, Egla ka vazhduar sërish të njëjtën linjë loje si më herët duke vijuar në debate të ashpra dhe ofendime me Françeskën, si ky i mëngjesit të sotëm ku e etiketoi si ‘Miss vrima’ dhe u shpreh se nuk do ishte aspak krenare nëse do kishte një fëmijë si Françeska ku më pas shtoi se një fëmijë si ajo do e kishte çuar te murgeshat, fjali pas të cilave kjo e fundit iu përgjigj duke i thënë: “Më vjen për të vjellë kur flet ti”.