Olsi Bylyku ka publikuar sot projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me këngëtaren Inis Neziri. Ndonëse këngëtari deklaroi dy ditë më parë se asnjë këngë e tij nuk ishte për ish partneren Egli Tako, duket se kënga e fundit e nxorri zbuluar. Pse?! Ta analizojmë së bashku.
E para, titulli i këngës – “Ish”, një këngë dedikuar tërësisht një dashurie të shkuar. Këngëtari 25-vjeçar dhe Egli, prej disa muajsh i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 5-vjeçare.
Së dyti, projekti u publikua menjëherë pas ditëlindjes së Eglit dhe kënga flet për përjetimin e partnerëve kur pas ndarjes vajza feston ditëlindjen e parë vetëm, pa partnerin e saj në krah, ndërsa ky i fundit i vendos pranë dhuratës së ditëlindjes një trëndafil të zi, që sipas analizës tonë trëndafili i zi mendohet të jetë pikërisht ky projekt i ri, i filmuar i gjithi në bardh e zi.
Së treti, në intervistën e saj të fundit (dhe të parë pas ndarjes), vet Egli deklaroi se kjo ditëlindje ishte ndryshe, edhe pse e kishte përgatitur veten më parë që do t’a kalonte në një formë të tillë, pa Olsin në krah, gjë që përmendet edhe në tekst.
E meqë jemi te festa e ditëlindjes, Egli postoi një foto teksa po darkonte me mikeshat e saj për ditëlindje, dhe edhe në klip duket po e njëjta skenë.
Së katërti, teksti. Gjatë gjithë kohës duken fragmente, të cilat të dy i kanë shprehur në intervista – komunikimi jo i shpeshtë dhe i vazhdueshëm, gjë që Olsi e përmend në tekst dhe ndarja e tyre prej një viti, që po ashtu përmendet në tekst.
Megjithatë, kënga duket se po arrin sukses edhe pse kanë kaluar vetëm pak orë nga lançimi, numëron plot 100mijë klikime dhe është një ndër projektet më të komentuara të Olsit Bylykut. Po ua vendosim këtu që t’a dëgjoni, pasi nuk duhet humbur! 🙂