Mozzik po shijon një lidhje dashurie me bukuroshen Lotina Haziri. Pas pushimeve në Tanzani që zbuloi romancën e tyre, reperi ndau detaje edhe rreth njohjes së tyre në disa intervista.
Ai tregoi se Lotina ka qenë një ‘fiksim’ i vjetër dhe i kishte shkruar disa vite më parë.
Mozzik ka ndarë së fundmi disa mesazhe, ku tregon se për herë të parë i ka shkruar prezantueses në vitin 2019.
“Kismetin e mirë kur ta kesh/ 2019”, shkroi Mozzik.
Në mesazhe shihet se ai i dërgonte shpesh ’emoji’-n e mjaltit. Në 2021 kur u bënë edhe miq në Facebook, ndryshoi edhe ’emoji’.
Tani, ka ndryshuar gjithçka pasi mesazhet e dikurshme janë kthyer në një histori dashurie!