“Po lodhen kot duke imituar Riken, bota e ka nxjerrë jashtë mode silikonin” – ka qenë kjo deklarata e Bled Manes për Luana Vjollcën, Juliana Nurën, Hygerta Sakon që bëri xhiron e rrjetit.
Por, të treja vajzat kanë reaguar përmes postimeve në Instagram dhe intervistë. A janë këto përgjigje kundrejt deklaratës së Manes?
Luana Vjollca tregoi se video e saj në ndeshjen Shqipëri-Kroaci tashmë është virale dhe numëron mbi 4 milionë shikime
Juliana Nura ka postuar një foto nga ndeshja Shqipëri-Spanjë nga TV ku gjatë një momenti, kamerat janë fokusuar te ajo.
Hygerta Sako në një intervistë të fundit për ‘Bordo’ ka folur për intrigat e vazhdueshme në TV, ku disa personazhe i quajti ‘mediokër’.
Jo vetëm kaq, ajo tregoi gjithashtu se nuk ka ndërhyrje estetike por është një ‘bukuri e pastër’ dhe se ka vendosur të qëndrojë larg bisturisë për të qenë vetvetja.