Sezoni i kaluar i emisionit të dashurisë “Për’puthen” ishte mjaft i ndjekur në publik, duke i dhënë jo pak vëmendje konkurentëve pjesëmarrës.
Një nga tre episodet më të ndjekura të sezonit të shkuar ishte edhe ai ku Erika, një nga konkurentet gjuajti me shpullë Buçin, një tjetër konkurent – veprim për të cilin u shpreh se u pendua.
Dyshja asokohe pati një kimi të menjëhershme, ndonëse raporti i tyre u mbyll me hatërmbetje.
Së fundmi, Erika ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, të cilët e pyesin nëse do rikthehej sërish me ish-konkurentin, nëse do rregullonte gabimet e tij.
“Nqs Buçi do rregullonte gabimet e tij, a do riktheheshe me të?”- pyet ndjekësi, ndërsa Erika përgjigjet: “Për ça me e pas, për thes boksi thu? Të praktikohem meqë u bë kohë pa bërë dhe arte marciale.”, duke treguar se jo vetëm që nuk është penduar për veprimin, por do e ripërsëriste sërish.
Ndërkohë, “Për’puthen” do të rikthehet shumë shpejt me sezonin e ri, nën moderimin e Megi Pojanit sërish por me një autore të re, Eralda Kenaj, e cila më herët ka qenë autore e emisionit “Shqipëria Live”.