Spektaklin e së shtunës që lamë pas, Ilnisa emocionoi publikun me rrëfimin e saj në ‘linjën e jetës’.
Gazetarja tregoi për jetën e saj, sfidat, ish-bashkëshortin dhe vajzën, teksa tha se nuk ka bërë dasmë dhe se vajza e saj nuk e njeh të atin.
Mirëpo, gjithë ky emocion zgjati shumë pak pasi në rrjet menjëherë nisën të qarkullojnë disa foto që përgënjeshtrojnë rrëfimin e Ilnisës. Fotot tregojnë që Ilnisa ka bërë dasmë me ish-bashkëshortin e saj dhe ai ka kaluar kohë me vajzën e tij.
Menjëherë pasi fotot u bënë virale në rrjet, familjarët e Ilnisës të cilët menaxhojnë Instagramin e saj, shkruajnë përmes një postimi në Instastory për lajmet që po qarkullojnë.
“Nëse të njohësh prindin do të thotë vetëm 2 foto deri në moshën 2-vjeçare dhe asgjë tjetër, asnjë kontakt dhe asnjë mbështetje, atëherë s’paskemi kuptuar se çfarë është të jesh prind!” – shkruhet në Instagramin e Ilnisës.