Dasma e Arbana Osmanit tashmë ka përfunduar dhe shija që ka lënë te të gjithë të pranishmit ,ka qenë shumë e mirë.
Nga organizimi,ceremonia në kishë e deri te festa më pas, gjithçka ka qenë e menduar në detaje.
Këtë na e ka shprehur edhe Ylli Limani vazhdimisht në storyt e tij dhe së fundmi në një bisedë me Arbanën në Whatsapp – ku e krahason me një ëngjëll madje dhe pse nuk është e tillë.
Këtë bisedë e ka publikuar vet Arbana, teksa Ylli i ka thënë që ka pasur në mendje të bënte një review të tmerrshme, por nuk ka mundur pasi ceremonia ishte më e bukura që ka marrë pjesë këngëtari.
Më tej, ai ka vazhduar të komplimentojë moderatoren duke i thënë se i kishte bindur të gjithë që është një ëngjëll dhe ka vazhduar më tej me shaka t’i thotë që nuk është e tillë.
Me sa duket,çifti ruan një raport shumë të mirë me këngëtarin e madje një nga këngët e tij, është kënga e dashurisë së Arbanës dhe Edit – këngë të cilën ai e performoi edhe në dasmë! 🙂