Këngëtari Ledri Vula dhe blogerja e njohur Sara Hoxha përflitet se prej muajësh nuk janë më bashkë.
Teksa lartë e poshtë flitet se dyshja janë ndarë, Sara duket se ruan një marrëdhënie të mirë me vjehrrin (Agron Vulaj) dhe vjehrrën( Xheraldina).
Në një kërkim në llogarinë e Sarës në Instagram, shohim se ata ndjekin njëri-tjetrin.
Si duket edhe nëse janë ndarë, duket se Sara ende ruan një marrëdhënie të mirë me vjehrrit, të paktën nga sa mund të kuptojmë nga rrjetet sociale.
Kujtojm se Sara dhe Ledri kanë qenë një nga çiftet që e kanë ndarë romancën e tyre me publikun, ata kanë edhe një vajzë Poem Blu Vula, por kohët e fundit çifti nuk janë parë më bashkë. Madje Sara dhe vajza janë zhvendosur në Gjermani, ku dhe jeton familja e Sarës.
Nga ana tjetër Sara mban ende çdo postim me Ledrin, në llogarinë e saj në Instagram.