Këngëtari Sardi Strugaj ka qenë i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, në një panel diskutimi për të folur për muzikën shqiptare sot dhe trendin gjithnjë e në rritje të muzikës tallava.
Gjatë diskutimit, Sardi është shprehur se tallavaja është kthyer në një trend dhe rrugë të “thjeshtë” të të bërit muzikë dhe klikime, ndonëse shumë artistëve as nuk i shkon fare kjo rrymë.
Në moment, moderatori Romeo Veshaj ka ndërhyrë duke i kërkuar të përmendë emra. Përgjigjja e Sardit?!
“Ti i pari” – ka thënë këngëtari drejtuar Romeos, i cili në këngën e tij virale në bashkëpunim me reperin Ledri Vula, kanë përdorur tallavanë në refren, i cili u bë viral.
Ky koment i Sardit u prit me shumë sportivitet dhe duartrokitje edhe nga vëllezërit Veshaj. Ndonëse si me stil, Sardi e tha “të vërtetën” e tij.