“E diell” nisi sot transemtimin në “Top-Channel”, e bashkë me të edhe rubrikat e larmishme me plot personazhe publikë, ndër to edhe rubrika “Mos i bjer me Top” me moderatorë Ronaldo Sharkën dhe Erjola Docin.
“Mos i bjer me Top” nisi pak më ndryshe këtë herë, me një kamera të fshehtë për Antonela Berishën. Situata ndodhi në dyqanin e Antonelës në zonën e Bllokut, ku Ronaldo dhe Erjola inskenuan një vjedhje në dyqanin e saj, ku Erjola shkoi të provonte disa veshje. Në atë moment, “hajduti” hyri në dyqan duke “terrorizuar” vajzat, ndërsa pas pak Erjola doli me vrap duke e lënë Antonelën vetëm.
Në atë moment, Ronaldo hyri në dyqan duke treguar që ishte një kamera e fshehtë, ndërsa Antonela iu drejtua Ronaldos duke e quajtur “barbon”, pasi u tremb shumë. Megjithatë, vlen të thuhet që Antonela e trajtoi situatën me shumë guxim – “burrneshë” pra! :p
Videon e plotë e shihni duke klikuar këtu.