Për disa ditë me radhë, rrjeti ‘zjeu’ nga komentet duke rikthyer sërish lidhjen romantike që dikur ka patur Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula, dhe jo pa arsye!
Rrjeti nisi të besojë se dyshja po i dërgonin ‘mesazhe të koduara’ njëri-tjetrit, për shkak të fjalëve të njëjta të përdorura në këngët e tyre.
“Ti kom dhon krejt amo loqk m’le vetem” – tha Ledri në këngën në bashkëpunim me Romeo Veshaj, ndërsa Dafina tha në këngën si mua me Elgitin “Ti kom dhon krejt, mi ke dhon krejt, amo sot prap vetem”. Mirëpo me sa duket, kjo rastësi ndodhi pasi teksti në të dyja rastet ishte shkruar nga Romeo Veshaj.
Mirëpo, Romeo nuk ka dhe aq shumë faj në këtë mes, pasi edhe vet Ledri e ka ‘fryrë’ më shumë rrjetin duke komentuar shprehjen e famshme “T’i kom dhon krejt” në postimin e Dafina Zeqirit, koment për të cilin u pendua shpejt dhe e fshiu.
Një veprim me sa duket tendencioz nga ana e Ledrit, për arsye marketingu!