Debati i Edona James dhe Vesa Vllasaliut është kthyer sërish në vëmendje prime-n e sotëm në “BBVK”.
Në një bisedë me opinionisten Anita Haradinaj, Vesa filloi të qante, duke theksuar se ka reaguar në atë mënyrë ndaj Edonës pasi i ka përmendur historinë e saj me futbollistin.
Ajo tha se e ka bërë të dalë nga vetja pjesa kur James i ka thënë që ‘nuk kishte faj se ia ka marrë shoqja burrin’.
“Kam reaguar keq sepse më ka përmend diçka shumë të keqe, sepse më ka përdorur diçka e kam treguar një histori që akoma më dhemb shpirti”, u shpreh ajo.
Më tej, Vesa shtoi: “Më herët më ka thënë normal nuk ka pas faj që ta ka marrë shoqja burrin e tani po të ma thotë, normal që sillem ashtu”.
Kujtojmë që Vllasaliu e ka prekur edhe në “BBVK” historinë e saj me futbollistin Mërgim Berisha.
Ajo tregoi edhe se ka qenë shtatzënë dhe se e ka humbur fëmijën.